Intervista e parë si lojtar i Tottenham për João Palhinha. Portugezi foli për kanalet zyrtare të klubit rreth përvojës së tij të re: “Jam vërtet, vërtet i lumtur. Është një ndjesi e jashtëzakonshme ajo që ndjeva kur mbërrita këtu në qendrën stërvitore, ndihem shumë i motivuar. Mezi pres të luaj me shokët e skuadrës, të nis punën me trajnerin dhe të filloj të fitoj ndeshje me këtë klub.
Është një ndjesi fantastike të rikthehem në Premier League, aq më tepër të rikthehem në Londër. Më pëlqente shumë të jetoja këtu më parë dhe jam tejet i lumtur që jam sërish këtu, për të shijuar Premier League, sepse sipas mendimit tim, siç e kam thënë gjithmonë, është kampionati më i mirë në botë. Kjo ishte ajo që unë dhe familja ime donim në këtë moment, ndaj jam vërtet i lumtur.
Personalisht dua vetëm të luaj, të tregoj edhe një herë se për çfarë jam i aftë këtu në Premier League dhe në këtë klub të madh. Si grup, si skuadër, dua vetëm të provojmë të fitojmë trofe. Besoj se kemi gjithë potencialin për të bërë diçka me të vërtetë speciale. Sigurisht, nuk është e lehtë, të gjithë e dimë që ky është kampionati më konkurrues në botë, por me të gjithë potencialin që kemi në skuadër, jam shumë i motivuar për të arritur rezultate të mëdha për këtë klub”.
The post Palhinha prezantohet te Tottenham: Sa bukur të rikthehem në Premier League, vij për të fituar appeared first on Telesport.