Isak do me patjetër Liverpool-in, vjen “thumbimi” i trajnerit Howe: Skuadra, mbi cilindo individ

“Skuadra është përpara individëve”. Eddie Howe nuk e “kafshon gjuhën” kur komenton rastin e Alexander Isak. Një mesazh i qartë dhe i fortë për sulmuesin që nuk iu bashkua skuadrës në turneun parasezonal në Azi. Zyrtarisht për një problem në kofshë, ai udhëtoi në Spanjë për t’u stërvitur në qendrat e Real Sociedad.

Vetë trajneri ka folur hapur për situatën. Edhe pse në dukje një deklaratë e përgjithshme, referenca për Isak është e qartë: “Asnjë lojtar nuk mund të sillet keq dhe njëkohësisht të stërvitet normalisht me skuadrën. Ai duhet të fitojë të drejtën për t’u rikthyer”.

Isak, që kërkon të transferohet te Liverpool sezonin e ardhshëm, është përballur me refuzimin e parë. Oferta prej 138 milionë euro nga “Reds” u refuzua nga Newcastle, që kërkon të paktën 160 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin suedez.

Si zëvendësues të mundshëm, në krye të listës qëndron Benjamin Šeško, edhe pse kërkohet nga shumë klube. Alternativa mbetet Yoane Wissa i Brentford, ndërsa priten emra të rinj që mund të ndezin merkaton e “Magpies”.

The post Isak do me patjetër Liverpool-in, vjen “thumbimi” i trajnerit Howe: Skuadra, mbi cilindo individ appeared first on Telesport.