Inter Miami ka njoftuar se Lionel Messi vuan nga një “dëmtim muskulor i lehtë” në këmbën e djathtë. Klubi nuk ka dhënë më shumë detaje dhe as një afat të saktë rikuperimi. Ylli argjentinas e braktisi fushën në minutën e 11-të të ndeshjes ndaj Necaxa në “Leagues Cup” dhe iu nënshtrua analizave mjekësore këtë të diel, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami, deklaroi pas ndeshjes: “Leo ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës. Deri në analizat mjekësore nuk do ta dimë shkallën e dëmtimit. Nuk kishte dhimbje të forta, por sigurisht ndjeu një tërheqje”.
Inter Miami aktualisht ka 5 pikë pas dy ndeshjeve në “Leagues Cup” dhe do të luajë sërish të mërkurën ndaj Pumas UNAM për ta mbyllur fazën e parë të turneut. Situata e Messit mbetet për t’u monitoruar orë pas ore.
The post Dëmtimi i Messit, klubi i tij bën misteriozin për kohën e mundshme të rikuperimit appeared first on Telesport.