PSV e drejtuar nga Peter Bosz ka fituar Superkupën e Holandës, pasi mposhti në finale 2-1 Go Ahead Eagles. PSV, kampioni në fuqi i Holandës përballej në finale me Go Ahead Eagles, fituesja e Kupës sezonin e kaluar, pasi bëri surprizën duke mposhtur në finale AZ Alkmaar 4-2 nga pika e bardhë e penalltive.
Përsa i përket finales së sotme, Go Ahead Eagles kaloi e para në avantazh, pas një aksioni të shpejtë të finalizuar mjaft bukur nga Mathis Suray. SHIKOGOLIN1
Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e PSV-së, brenda pak minutash, edhe pse në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 78-të, krosimi i Ivan Perisic devijohet nga Gerrit Nauber në portën e tij. Pas 5 minutash, PSV gjen golin e avantazhit pas një goditjeje të bukut të Sergino Dest. SHIKOGOLIN2 SHIKOGOLIN3
Rezultati përfundimtar 2-1 për PSV-në, që e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke fituar trofeun e Superkupës. Kjo është hera e 15-të në histori që PSV fiton këtë trofe.
The post PSV fiton Superkupën e Holandës, pas përmbysjes ndaj surprizës së sezonit të kaluar (video) appeared first on Telesport.