Dështoi në testet mjekësore te Real Madrid, lojtari firmos me ish-ekipin e tij

Përveç lojtarëve të njohur që ka transferuar këtë merkato, 4 deri tani, njëkohësisht Real Madrid vazhdon të punojë për afrimin e talenteve të reja. Njëri prj tyre është edhe Abdellah Ouazane, të cilit i mbaroi kontrata me Ajax-in në fund të sezonit të kaluar, ndaj ai vendosi të transferohej si lojtar i ri te Real Madrid, sigurisht tek ekipi i të rinjve fillimisht.

Por, ndodhi ajo që nuk pritej. Abdellah Ouazane udhëtoi drejt Madridit për të kryer testet mjekësore, por dështoi t’i kalonte ato me sukses. Real Madrid vendosi të ndërpriste në atë moment bisedimet me lojtarin.

Fabrizio Romano raporton së fundmi se Abdellah Ouazane është rikthyer te Ajax dhe ka firmosur një kontarë të re me klubin holandez. Marokeni luan si mesfushor sulmues dhe konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe, por çudia qëndron në faktin si dështoi në testet mjekësore. Arsyeja ende nuk është bërë e ditur.

The post Dështoi në testet mjekësore te Real Madrid, lojtari firmos me ish-ekipin e tij appeared first on Telesport.