Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun serb Aleksandar Vuçiq, gjatë së cilës ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një njoftim në X, Macron tha se gjatë bisedës dënoi çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë dialogun Prishtinë-Beograd.
“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizohet dhe do të pranojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka thënë Macron.
Ai ka përsëritur bindjen e tij se e ardhmja evropiane është rruga e duhur për Serbinë.
Ai ka shprehur shpresën që Beogradi të avancojë në këtë rrugë përmes reformave dhe procesit të anëtarësimit, “në frymën e dialogut”.
Macron bëri të ditur se kanë shqyrtuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës dhe kanë vendosur të forcojnë më tej bashkëpunimin.
Ai shtoi se biseda ka përfshirë një diskutim të detajuar për situatën në rajon, duke nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinë.
The post Macron në një telefonatë me Vuçiçin, thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Kosovapost.net.