Sulmuesi i Leipzig, Benjamin Sesko, sipas të gjitha gjasave sezonin e ri do të luajë në Premier League. Janë dy ekipet e mëdha angleze, Manchester United dhe Newcastle, të cilat interesohen për sulmuesin slloven.
Leipzig e vlerëson sulmuesin slloven rreth 80-90 milionë euro. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në sezonin e kaluar, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në drejtim të tij.
Fabrizio Romano raporton se në garën dyshe mes Newcastle dhe United, “Djajtë” janë më afër sulmuesit slloven. Në anën tjetër, Lepzig ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet edhe sulmuesi Rasmus Hojlund.
Danezi nuk ka arritur dot të përshtatet në Premier League dhe nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim. Gjithsesi, kushti i Leipzig iu është dukur anglezëve shumë i pavend. Ideja e Leipzig është të sigurojë 50-60 milionë euro dhe Rasmus Hojlund.
Javën e ardhshme pritet të intesifikohen negociatat mes palëve dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Benjamin Sesko. Neëcastle, po ashtu vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak.
The post Man. United kërkon Sesko-n, Leipzig shokon anglezët me kërkesën e tyre appeared first on Telesport.