Barcelona do sakrifikojë një super lojtar për të regjistruar Marcus Rashford sa më shpejt

“Diario AS” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të huazojnë ose të shesin përfundimisht Marc Casado-n, për të liruar hapësirën e nevojshme për pagat dhe për të qenë “ok” me rregullat e Fair Play-it financiar të La Ligës.

Vetëm në këtë mënyrë do kryhej regjistrimi i shpejtë i Marcus Rashford për sezonin e ri. Për këtë arsye, drejtuesit katalanas kanë vendosur për largimin e Marc Casado-s, i konsideruar si një zbulim në gjysmën e parë të sezonit të kaluar, por roli i tij u zbeh me rikthimin nga dëmtimi të Frenkie De Jond dhe mesfushorit tjetër në rolin e tij, Marc Bernal.

Barcelona e vlerëson mesfushorin e ri të paktën 30 milionë euro dhe nuk do pranohet asnjë ofertë nën këtë shifër. Nëse nuk vjen asnjë ofertë në këtë shifër, atëherë me shumë mundësi lojtari do huazohet. Por, sipas raportimeve të mediave spanjolle, largimi i Marc Casado është i sigurt, pasi është mënyra e vetme e shpejtë për të regjistruar Marcus Rashford.

The post Barcelona do sakrifikojë një super lojtar për të regjistruar Marcus Rashford sa më shpejt appeared first on Telesport.