Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një telegrami ngushëllime i ka shpehë ngushëllime familjes Musliu. Ja telegrami i plotë i OVL-UÇK-së.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen Musliu, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Jonuz Musliu.
E nderuara Familje Musliu!
Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.
Kryesia e OVL të UÇK-së