Ish-këshilltari i Trumpit i cili e kishte quajtur Gjykatën Speciale si raketë e zhvatjes, thotë se gjyqet e manipuluara të Jack Smithit duhet të marrin fund

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, gjenerali Michael Flynn, ka reaguar pas publikimit të lajmit për fillimin e hetimeve ndaj prokurorit të komprometuar, Jack Smith. Ky i fundit ndoqi penalisht presidentin Trump dhe presidentin Thaçi.

Gjenerali Flynn i cili konsiderohet një nga njerëzit e afërt të presidentit Trump i cili është marrë edhe me keqpërdorimet e Jack Smith brenda Gjykatës Speciale, e ka quajtur Jack Smithin dhe disa ish-zyrtarë të SHBA-së, si bandë kriminale të cilët duhet të mbahen përgjegjës.

“Ajo që të gjithë duhet të bëjmë tani është të përqendrohemi në mbajtjen PËRGJEGJËSISHT të secilit prej këtyre bandave kriminale”, ka shkruar Flynn.

Në vazhdim ai ka përmendur disa nga rastet ku pretendohet se drejtësia është përdorur si mjet politik e ndër të tjera përmenden edhe gjyqet e manipuluara të Jack Smithit.

“Qoftë Russia Gate, hetimi i rremë i Mueller, zgjedhjet e manipuluara të vitit 2020, gjyqet e manipuluara të Jack Smith, etj., etj… kjo nuk ka mbaruar dhe nuk do të mbarojë derisa dikush ose ndonjë grup të mbahet përgjegjës”, thuhet në reagimin e Flynn.

Gjenerali Flynn ka vëzhguar punën e Jack Smith si kryeprokuror në Gjykatën Speciale dhe ka kritikuar vazhdimisht punën e tij.

Ai e kishte quajtur Gjykatën Speciale si raketë e zhvatjes së Hagës.

“Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që askush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare “të supozuar” në raketën e zhvatjes së Hagës, ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapsha gjersa është jashtë shtetit”, kishte shkruar ai. /Demokracia.com/