Si e bëri Engjellusha Salihu dasmën e madhe pa asnjë cent?

Këngëtarja e njohur Engjellusha Salihu, është martuar ditë më parë në një dasmë që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Ceremonia u mbajt në një sallë dasmash luksoze, e cila nuk u përmend rastësisht – faqja zyrtare e biznesit u tagua në çdo foto dhe video të publikuar, duke e kthyer natën magjike të çiftit në një kampanjë marketingu.

Muzika, gjithashtu, nuk mungoi, por nuk ishte e porositur. Kolegët e Engjellushës, këngëtarë dhe këngëtare të skenës, u ngjitën në skenë për ta festuar me të, por edhe për të promovuar veten. Thënë më thjesht: një koncert, por me dasmorë.

Ajo që binte në sy ishte edhe paraqitja e nuses, e kuruar deri në detaj, me fustane dhe vello të dizajnuara nga biznese që lidhen ngushtë me familjen e saj. Flokët dhe grimi? Padyshim, nga salloni i motrës së saj, që përfitonte publicitetin më të mirë të mundshëm: në fytyrën e Engjellushës, në ditën më të madhe të saj, shkruan “Kosovarja”.

E gjithë kjo ka bërë që rrjeti të shtrojë pyetjen që po përmendet gjithandej: a ka bërë Engjellusha dasmë pa para?