“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet në “Rrugën e Dukagjinit” e cila lidh qytetin e Shkodrës me atë të Gjakovës.

Siç bën të ditur Rama në një postim në Facebook, kjo rrugë është në ndërtim e sipër, transmeton Klankosova.tv.

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë”.

“Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj

Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv

The post “Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit (VIDEO) appeared first on Kosovapost.net.