Pas sezonit zhgënjyes të kaluar, dhe disa zërave të tepërt për merkato (në janar ishte shumë pranë Juventusit), Fikayo Tomori konsiderohet ndër lojtarët që kërkojnë më shumë “rilindje” te Milani i ri i Massimiliano Allegrit. Mbrojtësi anglez tregon entuziazmin e tij: “Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu dhe, deri në ditën e fundit që do ta vesh këtë fanellë, do të jap gjithçka për Milanin”.
Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, anglezi shpjegoi takimin e parë me trajnerin e ri: “E dinim mirë, por ai na kujtoi menjëherë se sezonin e kaluar na mungoi vazhdimësia, ndaj këtë vit duhet të jemi më konkretë dhe të balancuar”.
Lojtari i lindur në vitin 1997, që do të mbushë 28 vjeç në dhjetor, flet për mbrojtjen me tre, e cila u provua në ndeshjet e para: “U ndjeva mirë, me linjën prej tre ose pesë mbrojtësish mund të jem më i lirë për t’u shkëputur dhe përballur kundërshtarët. Është një rreshtim i mirë për mua, që jam i shpejtë dhe agresiv”.
Mbi kërkesat e Allegrit: “Janë të ndryshme nga e kaluara, i kemi kuptuar, po punojmë shumë fort. Do të jemi gati për ndeshjet e para zyrtare”.
Duke folur për objektivin, synimi minimal për sezonin 2025-2026 duket rikthimi në Champions League: “Nuk është momenti për të folur, por për të punuar. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe në fund do t’i bëjmë llogaritë”.
The post Tomori: Për Milanin do të jap gjithçka, ja çfarë gjërash ndryshe po bëjmë me Allegri appeared first on Telesport.