Cristiano Ronaldo, edhe në moshën 40-vjeçare, vazhdon të jetë jo vetëm lider në fushë, por edhe figurë kyçe në strategjinë e klubit saudit. Pas…
Marrjes së Jorge Jesus në pankinë (trajner i preferuar i CR7).
Ndërhyrjes për të sjellë João Félix në klub (me përfshirjen e avionit të tij personal).
Emërimit të mikut të tij të ngushtë José Semedo si drejtor i përgjithshëm.
… tani Ronaldo synon yllin tjetër të Portugalisë, Bruno Fernandes.
Mesfushori i Manchester United e ka refuzuar më parë një ofertë të Al-Hilal, por Al-Nassr po rrit presionin me një propozim financiar akoma më të madh. Me Ronaldo dhe Jorge Jesus që punojnë për ta bindur, dhe kontaktet që tashmë kanë nisur, transferimi i kapitenit të “Djajve të Kuq” nuk duket më i pamundur.
Natyrisht, ky operacion ka një pengesë të madhe, qëndrimin e Manchester United dhe trajnerit Amorim, që nuk duan kurrsesi ta humbasin një nga liderët e skuadrës.
The post Al-Nassr flet gjithnjë e më shumë portugalisht, CR7 “hedh grepat” edhe për Bruno Fernandes appeared first on Telesport.