Zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker ndodhet për vizitë në Kosovë.
E para e shtetit, Vjosa Osmani do ta pret në takim zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker në ora 15:00.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”< thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në një vizitë të para dy muajve në SHBA është takuar me zyrtarin amerikan, Baker.
Pas asaj vizite, Maqedonci kishte deklaruar se Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri.
The post Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker appeared first on Kosovapost.net.