Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku është lënduar një i ri. Sipas raportimeve të policisë, i aksidentuar ka mbetur shtetasi M.Ll, 23 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”.