Takim me presidentin. Jashari dëshiron vetëm Milanin, ja si “e preu në besë” Club Brugge

Ardon Jashari e ka bërë zgjedhjen e tij të qartë: dëshiron vetëm Milanin. Megjithatë, marrëveshja mes kuqezinjve dhe Club Brugge mbetet në ngërç. Mesfushori shqiptaro-zviceran, i lindur në vitin 2002, pritet që gjatë fundjavës të zhvillojë një takim të drejtpërdrejtë me presidentin e klubit belg, Bart Verhaeghe. Ky takim do të jetë një mundësi për Jasharin që të riafirmojë vullnetin e tij, të respektojë marrëveshjen e arritur me Milanin dhe të kërkojë kalimin te klubi kuqezi.

Sipas “Sky Sport”, Brugge deri tani nuk e ka mbajtur fjalën. Jasharit i ishte premtuar se do të lejohej të largohej nëse do të vinte një ofertë prej të paktën 32.5 milionë eurosh. Milani ka ofruar 33.5 milionë, por Brugge është tërhequr pas, pasi ka marrë një ofertë prej 40 milionësh nga një klub i Premier League. Ndërkohë, interes kanë shfaqur edhe Bayer Leverkusen dhe NEOM, një klub nga Arabia Saudite. Pikërisht nga NEOM ka ardhur oferta më e lartë deri tani, plot 45 milionë euro.

Pavarësisht kësaj situate të paqartë, Jashari është përfshirë në listën për ndeshjen e Champions League kundër Salisburgut, që do të luhet më 6 gusht. Megjithatë, futbollisti me rrënjë shqiptare nga Kumanova nuk ka aspak dëshirë të luajë, pasi mendja e tij është tashmë te transferimi te Milani.

 

The post Takim me presidentin. Jashari dëshiron vetëm Milanin, ja si “e preu në besë” Club Brugge appeared first on Telesport.