Si çështje vërtet delikate daton më shumë se dy vite më parë. Në shkurt të vitit 2023, Achraf Hakimi, atëherë 24 vjeç, u akuzua për përdhunim nga një vajzë e re. Pasi ajo e raportoi rastin në polici, lojtari i PSG u vu nën hetim zyrtar disa ditë më pas dhe u la nën mbikëqyrje gjyqësore, pas ndalimit nga policia.
Që atëherë, duket se hetimet dhe procesi gjyqësor e kishin zhytur çështjen në heshtje. Megjithatë, ajo është rishfaqur këtë verë. Sipas informacioneve të gazetës “Le Parisien”, prokuroria e Nanterre ka kërkuar që lojtari i PSG-së të akuzohet zyrtarisht dhe të dalë në gjyq për përdhunim, përpara gjykatës penale të departamentit Hauts-de-Seine.
Mbrojtësi i djathtë i PSG i ka mohuar gjithmonë akuzat, por tani i takon gjyqtarit hetues të vendosë nëse do të konfirmojë apo refuzojë kërkesën e prokurorisë për ngritje akuze. Nëse çështja përfundon në gjyq dhe Hakimi shpallet fajtor, ai përballet me një dënim deri në 15 vite burg.
The post Achraf Hakimi drejt sallës së gjyqit, akuzohet për pë*dhunim. Rrezikon deri në 15 vite burg appeared first on Telesport.