Lladrovci për shqetësimet me telefon ndaj përkrahësve të tij: Moti jemi operuar nga frika

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Komunës së Drenasit ka njftuar se qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e tij, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe i ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën për kryetar Komune, transmeton KosovaPost.

Ky njoftim i Lladrovcit vjen dy ditë pasi njoftoi se do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me subjektin e tij të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Postimi i plotë:

Shqetësimi me telefon është vepër e dënueshme

Nuk është kulturë politike as demokratike shqetësimi me telefon dhe tendenca për të imponuar bindjen e keqbërësve.

Qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e mi, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe më ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën time.

E kuptoj se telefonatat janë bërë nga paniku prej njërit nga familjarët e “dhjetëshes”, por, nuk është as demokratike e as në kulturën politike kjo metodë e punës.

Nëse ndodh edhe një telefonatë e tillë e shqetësimit dhe presionit, do të njoftohen organet e rendit dhe do të bëj denoncime për këtë pafytyrësi.

Shqetësimi me telefon apo mjetet sociale, është vepër e dënueshme.

Moti jemi të operuar nga frika!

The post Lladrovci për shqetësimet me telefon ndaj përkrahësve të tij: Moti jemi operuar nga frika appeared first on Kosovapost.net.