Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, u prit në takim nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher, në Ambasadën Gjermane, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë dhe u kërkua mbështetje nga shteti mik Gjermania për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit.
U theksua roli i pazëvendësueshëm i Gjermanisë në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës, duke e quajtur atë një mik të madh të vendit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Delegacioni falënderoi zëvendësshefin e misionit për mikpritjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
The post Veteranët e UÇK-së kërkojnë mbështetje nga Ambasada gjermane appeared first on Kosovapost.net.