Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Ai është pritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Sipas një njoftimi nga Ambasada Amerikane, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Baker pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, me fokus në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përpjekjet e përbashkëta për garantimin e sigurisë rajonale.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Vizita e Baker-it vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të theksojnë mbështetjen e tyre për Kosovën dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
The post Zyrtari amerikan viziton Kosovën – Në fokus siguria dhe mbrojtja rajonale appeared first on Kosovapost.net.