Pas vendimit qeveritar për zero për qind tarifa ndaj produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Financave e ka quajtur këtë si një hap që pritet të nxisë rritjen e këmbimit tregtar dhe të krijojë kushte më të favorshme për investime të reja nga kompanitë amerikane.
“Në mbledhjen e 265-të, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin që të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përjashtohen nga tarifa doganore, duke vendosur një normë prej 0%. Vendimi i aprovuar sot është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky hap pritet të nxisë rritjen e këmbimit tregtar dhe të krijojë kushte më të favorshme për investime të reja nga kompanitë amerikane.
Ata kanë treguar se si do të vërtetohet origjina e mallrave nga Shtete e Bashkuara.
“Origjina e mallrave nga SHBA-të do të vërtetohet përmes certifikatës së origjinës, të lëshuar në përputhje me rregullat doganore në fuqi në të dy vende”, thotë Ministria e Financave.
Kjo ministri thotë se mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për investime të huaja, përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
The post MF: Mallrat nga SHBA do të vërtetohen me certifikatë origjine appeared first on Kosovapost.net.