Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që në shenjë solidariteti, t’i ndajë 500 mijë euro për Rripin e Gazës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur më tej edhe solidaritetin e tij për gjendjen në Gaza, duke specifikuar urinë dhe vdekjen që po përjetojnë fëmijët atje në mënyrë të pafajshme.
Ai ka thënë se qeveria ka ndarë gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin palestinez, teksa ka bërë thirrje për armëpushim.
The post Qeveria në detyrë ndanë 500 mijë euro për Gazën appeared first on Kosovapost.net.