Faton Klinaku ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale për aktakuzën ndaj tij për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk është informuar as nga organet e drejtësisë e as nga avokati i tij për këtë çështje dhe se mezi pret të ballafaqohet në gjykatë, ku sipas tij do ta ftojë Kurtin si dëshmitar.
Për “Betimi për Drejtësi”, Faton Klinaku ka deklaruar se ishte intervistuar para një viti e gjysmë në lidhje me një rast që Prokuroria e kishte ftuar, por që prej asaj kohe nuk ka marrë asnjë informacion për ecurinë e procedurës.
“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe në FB një reagim”, ka thënë ai.
Në një postim në Facebook, Klinaku ka njoftuar gjithashtu se do ta ftojë kryeministrin Albin Kurti si dëshmitar në gjykatë.