Një nga pikat qendrore të Real Madridit, me 22 gola dhe 19 asistime në 58 ndeshje të zhvilluara, Vinicius Jr nuk kënaqet kurrë dhe mendon gjithmonë për hapin tjetër. Mes jetës dhe karrierës në futboll, ylli brazilian i “Los Blancos” ndjek modele të qarta jete, siç tregoi në një intervistë për “GQ”:
“Prindërit e mi janë frymëzimi im më i madh. Kanë punuar shumë fort për të më dhënë mundësitë që kam sot. Përkushtimi i tyre, dashuria dhe sakrificat janë ajo që më shtyjnë të ec përpara çdo ditë. Gjithçka që bëj është për t’i bërë prindërit krenarë”.
Por jo vetëm kaq. Në futboll, braziliani ka disa idhuj: “Cristiano Ronaldo më ka frymëzuar për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm; nuk ndalet kurrë së luftuari për të qenë më i miri. LeBron James për të njëjtat arsye, por edhe atë që ka bërë për komunitetin e tij, duke treguar se madhështia shkon përtej performancës sportive.
Dhe sigurisht legjendat braziliane si Ronaldo, Ronaldinho e Neymar, që përfaqësojnë shumë për popullin brazilian dhe futbollin e vendit tonë. Ata i treguan botës talentin dhe gëzimin që ne sjellim në këtë lojë”.
Një mendim i fundit për presionin që e rrethon: “Pa dyshim, kalimi i kohës me cilësi me familjen apo miqtë më jep qetësinë që më nevojitet për t’u përqendruar. Të jem thjesht me njerëzit që më njohin më mirë, që më mbajnë me këmbë në tokë, më ndihmon të çliroj mendjen dhe të rikuperoj energjitë.
As nuk kemi nevojë të flasim për futboll. Me ta mendoj më shumë për të qeshur, për t’u relaksuar dhe ndjerë atë dashuri e mbështetje. Kjo është ajo që më ndihmon të hyj në fushë për një ndeshje të madhe, duke u ndier i qetë, i sigurt dhe gati për të dhënë gjithçka”.
The post Vinicius: Ju tregoj idhujt e mi në futboll, madhështia shkon përtej performancës sportive appeared first on Telesport.