Milan-i është ende në kërkim të një sulmuesi për t’ia shtuar Santi Gimenez, dhe ndërsa kuqezinjtë po presin Vlahovic dhe po eksplorojnë Gonçalo Ramos, fjalët e ish-sulmuesit të Republikës Çeke Pavel Kuka, tani menaxher i Patrik Schick, po e nxehin tregun e merkatos së kuqezinjve:
“Çdo gjë mund të ndodhë në futboll”, tha ai në një intervistë me Milannews. “Parik ka ende një kontratë dyvjeçare me Leverkusenin. Do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen. Megjithëse çdo gjë është e mundur.
“Personalisht, mendoj se është e vështirë për të të largohet këtë verë sepse Leverkusen ka shitur tashmë shumë lojtarë. Nga një perspektivë sportive, do të ishte një goditje e rëndë nëse, përveç lojtarëve që janë larguar (Wirtz, Xhaka, Tah dhe Frimpong), klubi do të shiste edhe një nga lojtarët më të fortë që është ende në skuadër, si Schick”.
Megjithatë, menaxheri i ish-sulmuesit të Roma-s nuk i ka mbyllur derën një rikthimi në Itali:
“Ai do të donte të shkonte te Milan-i, pavarësisht se kur. Dhe për kuqezinjtë, të kesh një lojtar si Patrik Schick aktual do të ishte një sukses i madh. Për një lojtar me cilësitë e tij të padyshimta, çmimi nuk është i lartë”.
Pra, a mund ta përballonte Milan-i atë? “Mendoj se po”, tha Kuka, i cili zbuloi gjithashtu se Milan-i nuk është i vetmi klub i interesuar:
“Gjithmonë ka shumë zëra në futboll. Është e vërtetë se ka disa klube që do ta donin atë. Është vetëm mendimi im, por Patrik është një nga lojtarët më të mirë në botë tani”.
“Ai luan gjithashtu në Champions League në BayArena… tarifat e transferimit dhe paga nuk janë gjithçka. Duke thënë këtë, nuk e përjashtoj një transferim te Milan këtë verë”.
The post “Do Milan-in”, menaxheri i yllit të Bundesliga-s: Nuk ka rëndësi se kur ndodh appeared first on Telesport.










