“Gjithçka do të ndryshojë”, Allegri paralajmëron Milan-in: Duhet të jemi gati

Trajneri i Milan-it, Massimiliano Allegri, foli për MilanTV pas fitores miqësore 9-0 kundër Perth Glory dhe, në përgjithësi, turneut veror në Azi dhe Oqeani:

“Kemi bërë 25 ditë punë të mirë, kemi pasur një turne të mirë dhe disa miqësore të mira, me disa paraqitje të mira: kemi punuar mirë. Tani, më 5 gusht, do të rifillojmë punën në Itali dhe duhet ta kuptojmë se gjithçka do të ndryshojë.”

– Si do punoni tani?

“Tani për tani, gjithmonë duhet ta marrim hap pas hapi, të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe, mbi të gjitha, ditë pas dite, ku duhet të punojmë siç e kam thënë gjithmonë: me qetësi dhe me një ekuilibër të shkëlqyer.

“Nuk duhet të entuziazmohemi shumë kur gjërat shkojnë mirë sepse do të ketë momente të vështira, dhe në ato momente të vështira, nuk duhet zhytemi në depresion”.

– A është vështirësia më mendore apo fizike?

“Është më mendore, ku duhet të jemi të aftë në ruajtjen e ekuilibrit, duke e ditur se kampionati është një udhëtim me 38 ndeshje ku gjithmonë duhet të udhëtosh me të njëjtën shpejtësi”.

– Çfarë lloj pritjeje keni pasur këto ditë nga kaq shumë tifozë të Milan-it?

“Na pritën shumë ngrohtësisht dhe me entuziazëm të madh. Ka shumë tifozë të Milan-it dhe stadiumi ishte i mbushur plot sonte. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një seancë e shkëlqyer stërvitore dhe jemi të kënaqur me mënyrën se si punuam.

“Tani duhet ta lëmë mënjanë këtë muaj të parë dhe të kthehemi në Itali. Kemi ende dy miqësore, një në Dublin dhe një në Londër, dhe pastaj kemi një ndeshje të rëndësishme, Kupën e Italisë”.

The post “Gjithçka do të ndryshojë”, Allegri paralajmëron Milan-in: Duhet të jemi gati appeared first on Telesport.