Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Dega PEJË në një njoftim të sajin në FB ka bërë të ditur se në shenjë respekti për të rënët për liri ka organizuar një shetitje me fëmijtë e dëshmorëve. Ata kanë dhënë një porosi të qartë edhe përmes shkrimit se nuk e harrojnë kurrë kontributin dhe veprën e të rënëve.
Ky është postimi i Shoqatës bashkë me fotot e realizuara:
Sot realizuam një shetitje në bjeshkët e Rugovës së bashku me fëmijet e Dëshmorëve të Pejës.
Ne do të jemi së bashku edhe në aktivitete tjera, ku kemi mundësi qe të njihemi me shume mes veti por edhe të krijojmë relacione miqësore sepse të gjithë së bashku jemi një familje e madhe…
Jeni anashkaluar e disa janë dorëzuar por nuk ju kemi harruar.
Ne jemi me ju sepse ju jeni vazhdimësia e Dëshmorëve …
Me ju Kosova bëhët më e mirë!