Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin

I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, lojtari i Milanit, Christian Pulisic, foli për momentin që po kalon skuadra kuqezi dhe përgatitjet gjatë parasezonit: “Bëmë paraqitje të mira në të dyja ndeshjet (ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it).

Ishim solidë sidomos në pjesën e parë, u mbrojtëm mirë dhe krijuam disa raste në sulm. Në këtë moment të sezonit besoj se është e rëndësishme të përballemi me ekipe të forta dhe, si fillim, mund të jemi të kënaqur”.

I pyetur nëse kjo është rruga e duhur, ai shtoi: “Sigurisht, edhe pse është ende herët për të dhënë gjykime. Tani është e rëndësishme të përgatitemi sa më mirë, sepse kur të nisë kampionati duam të jemi në formën më të mirë të mundshme”.

Më pas, mesfushori amerikan u ndal edhe te trajneri Massimiliano Allegri: “Sipas mendimit tim e ka nisur në mënyrën e duhur. Është një trajner që ka drejtuar shumë kampionë, di si t’u flasë lojtarëve dhe si të krijojë harmoninë e duhur me skuadrën. Ai po përqendrohet në forcimin e kompaktësisë mbrojtëse të Milanit, një cilësi thelbësore për të krijuar pastaj raste për të shënuar”.

Në lidhje me golat e pësuar sezonin e kaluar, Pulisic komentoi: “Keni të drejtë, sepse nëse duam të përmirësohemi, nuk mund të lejojmë aq shumë gola si sezonin e kaluar. Është diçka për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm dhe të punojmë. Jo vetëm mbrojtësit, por e gjithë skuadra, sepse mbrojtja bëhet në grup”.

The post Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin appeared first on Telesport.