“Është një talent fantastik”, Ferdinand: Nuk e dimë deri ku mund të arrijë

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për Leny Yoro-n dhe se si ai do të bëhet një mbrojtës i klasit botëror.

“Mendoj se ai do të rritet,” parashikoi Ferdinand. “Leny Yoro, mendoj, është një talent fantastik. Perspektivat, talenti, nuk janë në dyshim.

“Bëhet fjalë për përmbushjen e atij talenti, atij potenciali, dhe mendoj se ai është një person serioz, punon shumë.

“Unë ende mendoj se i nevojitet stabilitet përreth vetes për ta ndihmuar atë si një lojtar i ri,” shtoi Ferdinand.

Ferdinand vazhdoi të lavdëronte Yoron, të cilin ai beson se mund të arrijë në majë nëse vazhdon punën e tij.

“Dëshira e tij është të jetë më i mirë çdo vit dhe të vazhdojë të punojë, dhe kjo le të vazhdojë gjatë.

“Nëse ai vazhdon kështu, kush e di se ku mund të arrijë?”.

The post “Është një talent fantastik”, Ferdinand: Nuk e dimë deri ku mund të arrijë appeared first on Telesport.