“Serie A është më e varfër pa Mourinho. Të gjithë flasin për të, edhe kur humbet”

Salvatore Foti, ish-zëvendësi i José Mourinhos, ka folur për mikrofonët e “Sportitalia” lidhur me “Special One” dhe largimin e tij nga Serie A: “Mendoj se ka humbur më shumë Italia pa Mourinhon, jo e kundërta, sepse ai është një personazh që, pavarësisht rezultateve, bën gjithmonë të flitet për të.

Kur ka qenë në Itali ka fituar gjithmonë. Me Interin e kujtojmë të gjithë, ndërsa me Romën kemi luajtur dy finale. Dhe kur flitet për ‘Conference League’ duke e nënvlerësuar… Fiorentina do të firmoste menjëherë për ta fituar, sepse është gjithmonë e vështirë. Në gjysmëfinale me ne ishin Feyenoord, Marseille dhe Leicester. Po të shohësh lojtarët që kishin ato skuadra, sot shumica luajnë në klube elitare europiane”.

Foti shtoi: “Mendoj se të gjithë tifozët e Romës janë të kënaqur me atë që kemi bërë në ato dy vite e gjysmë me Mourinhon, edhe me finalen e humbur në Budapest, që për mua mbetet pengu më i madh në karrierën e deritanishme”.

Gjatë karrierës së tij, Foti ka qenë pjesë e stafeve teknike të Sampdorias, Milanit dhe Torinos, si dhe zëvendëstrajner te Roma e Fenerbahçe. Si futbollist, ka luajtur me fanellat e Sampdorias, Vicenzës, Messinës, Udineses, Trevisos, Piacenzës, Empolit, Brescias, Lecces, si dhe jashtë Italisë me Chiasso e Balerna.

The post “Serie A është më e varfër pa Mourinho. Të gjithë flasin për të, edhe kur humbet” appeared first on Telesport.