“Joao Felix?”, sulmi i menaxheres: Nuk është më një futbollist

Menaxherja Jen Mendelewitsch ka kritikuar ashpër Joao Felix pas transferimit të tij tek Al-Nassr.

Chelsea e ka shitur Felix te sauditët për një shumë të diskutuar prej 30 milionë eurosh.

Në reagimin e saj, Mendelewitsch i tha RMC: “João Félix nuk është më futbollist, ai është një makinë që prodhon para. Ai nuk ka luajtur futboll për një kohë të gjatë.

“Një makinë që prodhon para, dhe me miratimin e tij, pasi nuk rebelohet.

“Ai duhet ta kishte marrë kontrollin e karrierës së tij shumë kohë më parë dhe të mos i lejonte njerëzit të vendosnin për të dhe ta dërgonin në projekte që nuk i pëlqejnë.

“Të shohësh potencialin e tij është e trishtueshme. Por është një shembull i asaj që nuk duhet bërë kur je një lojtar i ri me potencial.

“Ai shkoi tek Atletico Madrid për 126 milionë euro, në një klub që nuk i përshtatej stilit të tij të lojës. Dhe pastaj Chelsea shpenzon 50 milionë…”.

The post “Joao Felix?”, sulmi i menaxheres: Nuk është më një futbollist appeared first on Telesport.