Pas vizitës lobuese të deputetit dhe kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi në Berlin ka filluar të shtohet dukshëm interesimi i zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, raporton rtvpresheva.com,
Deputeti Kamberi i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi më 7 korrik vizituan Gjermaninë ku takuan zyrtarë të lartë të shtetit gjerman dhe të Bashkimit Evropian. Në këto takime u lobua që të ndalohet sa më parë diskriminimi i shqiptarëve nga ana e qeverisë së Serbisë.
Pas kthimit nga kjo vizitë deputeti Shaip Kamberi kishte vazhduar ofanzivën e tij diplomatike duke i derguar letër zyrtarëve të ndryshëm të BE-së. Ndërsa dje, Presidenti Antonio Costa i ka shkruar letër deputetit duke cekur se BE po ndjek me kujdes trajtimin e pakicës shqiptare shqiptare.
Sot, në adresën e deputetit Kamberi ka ardhur edhe letra tjetër nga Marta Kos, Komisionere e Bashkimit evropian për zgjerim, nëpërmjet një letre të dërguar, siguron se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe konfirmon se Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së!
Pjesë nga përgjigja e Komisioneres Marta Kos:
“I nderuar z. Kamberi,
Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar.
Me respekt të veçantë,
Marta Kos”
The post Shtohet vëmendja në Bruksel për shqiptarët e Luginës, Shaip Kamberit i shkruan letër komesionerja për zgjerim e BE-së appeared first on Kosovapost.net.