E BUJSHME! Neymar mund të kthehet në Francë, tek “armiku” më i madh i PSG-së

Rreth Neymarit, një futbollist që mbush faqet e para, për mirë apo për keq, qarkullojnë vazhdimisht thashetheme. I fundit është po aq i freskët, sa edhe i çuditshëm. Në Amerikën e Jugut, shtypi flet për mundësinë që sulmuesi anësor, i cili nuk po kalon një moment të mirë që kur u rikthye te Santosi, të përfundojë te Olympique Marseille. Madje, sigurojnë se tashmë ka negociata në zhvillim.

Neymar, ish-lojtar i PSG-së, rivalit më të madh të Marseille në Francë, ka deklaruar dashurinë e tij të pakushtëzuar për Santosin, aty ku u formua dhe nga ku u largua për të shpërthyer te Barça. Megjithatë, gjërat nuk po i ecin mire atje, që kur mbërriti në janar. Madje ka arritur të përfshihet edhe në ndonjë përplasje me tifozët e “Peixao”.

Në këtë kontekst, portali argjentinas “TyC Sports” publikon lajmin se futbollisti, i cili ka kontratë të nënshkruar deri në dhjetor me Santosin, mund të largohet për të gjetur strehë te Marseille. Në këtë mënyrë do të largohej nga kritikat që po merr për paraqitjet e tij sportive dhe gjithashtu për sjelljen jashtë fushës. Një indicie mediatike pa burime zyrtare, por që tregon qartë se situata e futbollistit te Santosi është më shumë se e keqe.

The post E BUJSHME! Neymar mund të kthehet në Francë, tek “armiku” më i madh i PSG-së appeared first on Telesport.