“Inzaghi në Arabinë Saudite? Dihej prej 4 muajsh, djali i tij kishte shkuar atje për…”

Giovanni Galeone, tashmë 84 vjeç, mbetet një figurë emblematike në qytetin e Peskara, një legjendë për bardhekaltërit. Ish-trajneri nuk resht së ndjekuri zhvillimet në futboll dhe ka dhënë një intervistë për gazetën abruceze “Il Centro”, ku ka zbuluar një prapaskenë mbi kalimin e Simone Inzaghit tek Al Hilal, pas humbjes së Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Radio futbolli e dinte prej katër muajsh, – ka deklaruar Galeone. – Që djali i tij kishte shkuar në Arabinë Saudite për të përgatitur terrenin, e dinin të gjithë. Edhe unë”. Një pohim që konfirmon se largimi i Inzaghit nga Interi drejt Al Hilal nuk ishte një surprizë, por operacion i planifikuar prej kohësh në prapaskenë.

The post “Inzaghi në Arabinë Saudite? Dihej prej 4 muajsh, djali i tij kishte shkuar atje për…” appeared first on Telesport.