“Telenovela” për transferimin e Ardon Jasharit te Milani rrezikon të ketë mbërritur në episodin vendimtar. Një “trailer” e ka dhënë Igli Tare, drejtori sportiv i kuqezinjve, i cili dje ka dhënë një deklaratë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën bëri përmbledhjen e negociatave me Club Brugge për Ardon Jasharin:
“Jemi në marrëdhënie të mira me Brugge, kemi bërë një ofertë të mëtejshme për Jasharin, ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të denjë për vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë më tej”.
Pritja – Rilançimi, pra, ka ndodhur. Milani ka rritur ofertën në 33.5 milionë euro, plus bonuse, duke kaluar shifrën fikse prej 35 milionësh, me shtesa të tjera që mund ta çojnë paketën totale në rreth 38 milionë euro. Tani pritet përgjigjja e Club Brugge. Dje ajo nuk ka mbërritur. Belgët ishin të angazhuar në ndeshjen e parë të kampionatit, në orën 18:30 kundër Genk, të cilën e fituan 2-1, edhe pa Jasharin.
Sinjali – Sidoqoftë, një tjetër sinjal ka mbërritur. Në videon e shpërndarë nga klubi belg para ndeshjes së djeshme, nuk ka asnjë referencë për Ardon Jasharin midis dollapëve të personalizuar të lojtarëve të Club Brugge në dhomat e zhveshjes të skuadrës vendase. Mesfushori në fjalë po pret dhe shpreson që Milani të marrë dritën jeshile nga klubi i tij pas dy muajsh negociata.
The post Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes appeared first on Telesport.