Pas sezonit të parë si bavarez pa trofe, Harry Kane më në fund ka ngritur “Meisterschale”, trofeun e parë të karrierës së tij. Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur Tottenham, ish-skuadra e tij, u rikthye te suksesi në “Europa League” pas shumë vitesh.
Kane ka arsye të jetë i lumtur, sepse përveç titullit kampion, ai ka fituar edhe çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, si dhe atë të golashënuesit më të mirë të kampionatit ku bën pjesë. Kane e kishte komentuar kështu çmimin individual:
“Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Në Bundesliga ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ta fitoja këtë çmim në një vit kur kemi fituar edhe titullin kampion e bënte edhe më të veçantë. Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin; pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ky çmim është si qershia mbi tortë”.
Kane realizoi 26 gola dhe dha 8 asistime në kampionat dhe për herë të dytë u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Dy për dy, pra rekord për një futbollist të huaj.
Por tani vjen pjesa e vështirë. Pas triumfit në Bundesligë, Bayern Munich synon të rilindë edhe në Champions League, ku u eliminua në çerekfinale nga Interi, pas një dueli shumë të fortë me zikaltrit. Më pas është edhe Botërori 2026, ku Anglia me Kane ka humbur dy finale radhazi.
Sot, Harry Kane feston 32-vjetorin e lindjes.
The post Harry Kane, dy herë radhazi golashënuesi më i mirë në Bundesliga. Me trofeun e parë në karrierë appeared first on Telesport.