Jo vetëm Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër të Chelsea-s. Al-Nassr ofron 70 milionë euro

Joao Felix është shumë pranë transferimit tek Al-Nassr për një shumë rreth 55 milionë euro bashkë me bonuset. Por klubi saudit nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi ka përgatitur një super ofertë prej 70 milionë eurosh edhe për yllin tjetër të Chelsea-s, Marc Cucurella.

Ky propozim i Al-Nassr nuk është rastësi, sipas mediave vendase, operacioni po kryhet me kërkesë të shprehur të Cristiano Ronaldos, i cili e konsideron nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll një përparësi për të forcuar krahun e majtë për sezonin e ardhshëm.

Pavrësisht ofertës tejet bujare, duket e vështirë që Chelsea të pranojë, duke ditur që Cucurella është një nga lojtarët më vendimtar dhe i “paprekshëm” për Enzo Maresca-n.

Al-Nassr, i shtyrë nga Cristiano Ronaldo, po kërkon të ndërtojë një ekip të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm në sezonin e ri dhe për ta arritur këtë gjë, duhen transferuar lojtarë me përvojë dhe eksperiencë në ligat kryesore

The post Jo vetëm Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër të Chelsea-s. Al-Nassr ofron 70 milionë euro appeared first on Telesport.