Alexander Isak nuk ka udhëtuar me Newcastle në turin e tyre parasezonal që po mbahet në Azi. Suedezi ka marrë vendimin e prerë: ai dëshron të transferohet te Liverpool.
Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Isak ka refuzar një ofertë të jashtëzakonshme të ardhur nga Al-Hilal. Përveç një page vjetore prej 35 milionë eurosh dhe një bonusi nënshkrimi prej 16 milionë eurosh, paketa përfshinte bonuse për çdo gol (34,000 euro), asist (21,000 euro), bonuse të majme për çdo trofe të fituar edhe bonuse për të qenë golashënuesi më i mirë. Ata ishin gjithashtu të gatshëm të mbulonin shpenzimet personale të suedezit deri në 137,000 euro në muaj, përveç ofrimit të një shtëpie dhe një shoferi personal për të.
Pavarësisht se oferta e ardhur nga klubi arab ka qenë shumë bujare, Alexander Isak e ka refuzuar pa u menduar dy herë. Dëshira e tij është të luajë vetëm për Liverpool-in dhe të jetë nën urdhërat e Arne Slot.
Në anën tjetër, Newcastle është i hapur për largimin e golashënuesit të tyre më të mirë të sezonit të kaluar, vetëm nëse paguhet shifra 150 milionë euro. Liverpool ka foruar 120 milionë euro deri tani.
The post Isak nuk është “normal”, suedezi bën gjestin e jashtëzakonshëm vetëm për t’u transferuar te Liverpool appeared first on Telesport.