Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman

Një person dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka theksuar Policia e Kosovës. Policia ka bënë të ditur se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

 

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, u ka thënë mediave se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji. Sipas tij, për rastin policia janë informuar rreth orës 14:30.

Raportohet se njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.

The post Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman appeared first on Kosovapost.net.