Sunderland, i ngjitur së fundmi në Premier League, po bën një merkato shumë aktive, duke qenë një nga 10 klubet që ka shpenzuar më së shumti deri tani. Objektivi i radhës i ekipit anglez është transferimi i Gonzalo Garcia nga Real Madrid, zbulimi i madh i madrilenëve gjatë Kupës së Botës për Klube.
Duke ditur që për sulmuesin madrilen ka interesa nga plot ekipe të tjera, Sunderland po punon për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen. Oferta e tyre është 15 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse. Gjithashtu propozimi i tyre për Realin përfshin një përqindje prej 30% të shumës në rast shitje të lojtarit në të ardhmen. Përveç kësaj, propozimi i Sunderland përfshin edhe opsionin e riblerjes nga Real Madrid të lojtarit brenda dy viteve të ardhshme për shifrën 30 milionë euro.
Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga klubi madrilen, por duhet pranuar se propozimi i anglezve është shumë joshës, aq më tepër që për Gonzalo Garcia është e vështirë të gjejë minuta sezonin e ri, duke ditur konkurrencën e fortë në sulm.
The post Sunderland tenton surprizën e madhe në merkato, pranë transferimit të yllit të Real Madrid appeared first on Telesport.