Ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, Alonso nuk është i bindur nga aftësitë e tij dhe merr vendimin e fortë

Raul Asencio, jo vetëm që ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, por bëri paraqitje fantastike, duke krijuar bindjen që Real Madrid gjeti qendërmbrojtësin e duhur dhe do ta mblidhte “mendjen” për disa sezone.

Por, me ardhjen e Xabi Alonso, situata ka ndryshuar. Asencio bëri një paraqitje skandaloze në Kupën e Botës për Klube, por jo vetëm kaq. “Ok Diario” raporton se 22-vjeçari e ka zhgënjyer Alonso-n dhe në përgatitjet parasezonale që po bën klubi madrilen.

Trajneri i ri i Real Madridit ka vendosur që ai Asencio nuk do të jetë titullar në sezonin e ri dhe i duhet shumë punë për të fituar besimin e tij. Ndaj, në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij këtë verë. Vetë Asencio është i vetëdijshëm për këtë situatë, tani do jetë ai që do vendosë, nëse do qëndrojë rezervë te Real Madrid apo të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit diku tjetër.

The post Ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, Alonso nuk është i bindur nga aftësitë e tij dhe merr vendimin e fortë appeared first on Telesport.