Aktorja dhe moderatorja e njohur, Teuta Kraniqi, ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të dhe ka treguar edhe një herë se vitet janë thjesht një numër kur ke stil, klas dhe vetëbesim.
Me një postim në Instagram, Teuta ndau disa foto nga festa e organizuar me personat e zemrës, shkruan Kosovarja.
Krahas urimeve nga miqtë dhe familjarët, rrjeti është mbushur me komente të shumta nga fansat që e komplimentojnë për pamjen dhe energjinë që transmeton.
Teuta Kraniqi mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.