PSG ka frikë se e humb falas, Donnarumma drejt kalimit në Premier League! Ka dy opsione

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga PSG këtë verë, pasi klubi nuk dëshiron ta humbasë falas në të ardhmen. Bisedimet për rinovimin e kontratës që skadon në 2026 kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

PSG është e gatshme ta shesë dhe po kërkon zëvendësues, me Lucas Chevalier të Lille si opsion kryesor, i cili mund të kushtojë rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interes të madh për portierin italian.

The post PSG ka frikë se e humb falas, Donnarumma drejt kalimit në Premier League! Ka dy opsione appeared first on Telesport.