Kolo Muani kërkon rikthimin në Itali, Enrique nuk e pëlqen. Juventusi po “ngec”

Pas huazimit te Juventusi në janar, Randal Kolo Muani nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ri.

Sulmuesi francez nuk është në planet e PSG-së dhe kërkon të luajë në kampionatin italian. 26-vjeçari shënoi 8 gola në 19 ndeshje për Juventusin në sezonin e kaluar. Ndoshta jo shkëlqyeshëm, por mjaft mirë.

Fabrizio Romano raporton se sulmuesi po tenton rikthimin në Itali. Juventusi deri tani nuk ka bërë veprime konkrete për të, por ekziston mundësia e kalimit në një klub tjetër italian.

Një gjë është e sigurt. Luis Enrique nuk e do në Paris, sepse i duket lojtar jashtë profilit që ai do.

The post Kolo Muani kërkon rikthimin në Itali, Enrique nuk e pëlqen. Juventusi po “ngec” appeared first on Telesport.