Incidenti në Vlorë: “Pse më solle një shishe ujë më shumë”, polici jashtë detyrës zyrtare sulmon kamarierin (VIDEO +16)

Një kamarier është sulmuar fizikisht nga një polic jashtë detyrë zyrtare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, në barin e një hoteli në zonën e Skelës, në Vlorë.

Raportohet se të dyshuarit i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar suspendimin e nënkomisarit Ardian Isufi, deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

Pamjet e incidentit janë publikuar nga News 24, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Incidenti në Vlorë: “Pse më solle një shishe ujë më shumë”, polici jashtë detyrës zyrtare sulmon kamarierin (VIDEO +16) appeared first on Kosovapost.net.