Izraeli njofton ndërprerjen e luftimeve në disa pjesë të Gazës

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sapo kanë lëshuar një deklaratë, duke thënë se “një pauzë taktike lokale në aktivitetin ushtarak do të zhvillohet për qëllime humanitare nga ora 10:00 deri në 20:00, duke filluar nga sot (e diel) në Rripin e Gazës”.

Aty thuhet se “pauza do të fillojë në zonat ku IDF nuk po vepron: al-Mawasi, Deir al-Balah dhe Gaza City, çdo ditë deri në njoftim të mëtejshëm”, shkruan BBC.

“Ky vendim u koordinua me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare pas diskutimeve në lidhje me këtë çështje.


“Përveç kësaj, rrugë të sigurta të caktuara do të jenë në vend përgjithmonë nga ora 06:00 deri në 23:00 për të mundësuar kalimin e sigurt të konvojeve të OKB-së dhe organizatave të ndihmës humanitare që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për popullsinë në të gjithë Rripin e Gazës.”

IDF shton se “do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet humanitare së bashku me manovrat e vazhdueshme dhe operacionet ofensive kundër organizatave terroriste në Rripin e Gazës, me qëllim mbrojtjen e civilëve izraelitë”.

IDF shton se është e përgatitur të zgjerojë shkallën e këtij aktiviteti sipas nevojës.