Vapa e madhe që ka mbretëruar këtyre ditëve në Kosovë, ka shkaktuar zjarre të shumta në vend.
Një nga pjesët më të prekura është edhe Lubizhda e Prizrenit.
Atje, si zjarri ka kapluar një stallë të bagëtive, ku si pasojë e kësaj kanë ngordhur tetë lopë, njofton policia.
INCIDENT ZJARRI
Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarri. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur.