Tashmë është zyrtarizuar transferimi i Viktor Gyoekeres tek Arsenal për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse. Transferimi i suedezit duket se ka shkaktuar edhe “viktimën” e parë te londinezët.
I vetëdijshëm se nuk ka më vend për të në sulm, Gabriel Jesus ka vendosur të largohet nga Arsenal. Braziliani është drejt rikthimit në atdhe, ku kanë nisur negociatat e para me Flamengo.
Klubi brazilianin kërkon huazimin e qendërsulmuesit të njohur dhe të mbulojë 50% të rrogës së tij, ndërsa pjesën tjetër duhet ta mbulojë Arsenal. Gabriel Jesus që aktualisht është ende i dëmtuar, kërkon të rifitojë formën e dikurshme dhe pse jo të marrë një ftesë nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026, por që të ndodhë kjo gjë, i duhet një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.
Në anën tjetër, Arsenal është i hapur për largimin e 28-vjeçarit dhe nuk pritet të nxjerrë probleme për huazimin e tij te Flamengo.
The post Ardhja e Gyokeres shkakton “viktimën” e parë tek Arsenal. Sulmuesi i njohur drejt rikthimit në atdhe appeared first on Telesport.