EYOF Shkupi 2025: Kosova i mbyll garat më medalje të bronztë

Ekipi olimpik i Kosovës për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian të për Rinj EYOF Shkupi 2025.

Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.

Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave.

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme.

Medalja e fituar është e dyta për ekipin tonë në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani të fituar në Baku 2019.

The post EYOF Shkupi 2025: Kosova i mbyll garat më medalje të bronztë appeared first on Kosovapost.net.